GENOA-SAMPDORIA
Muriel vesh qytetin bardhekaltër
11 March, 2017 @22:49
Sampdoria me golin e fitores së shënuar nga Luis Muriel ka regjistruar një rekord të rallë në derbin e Lanternas sonte, duke e mposhtur Genoan.
Kjo ka qenë hera e parë që prej vitit 1960 që Sampdoria fiton dy derbit brenda një stinori të Serie A-së.
Përveç këtij fakti, Genoa do të jetë në ‘bela’ me tifozët e saj të cilët nuk janë të kënaqur me stinorin që po kalojnë në Serie A, derisa rivalët lokalë bardhekaltër tashmë kanë stabilizuar radhët dhe kanë arritur mesin e tabelës.
Sulmuesi kolumbian, Muriel, vodhi topin nga mbrojtja e Genoas në minutën e 71-të e takimit, iu afrua zonës dhe shënoi në portën e Eugenio Lamannas për të dridhur Marrassin, derisa qyteti i Xhenovës u vesh me ngjyrat bardhekaltër dhe stadiumi u përshkua nga brohoritjet e mëdha të tifozëve që ranë në festë.
Luis Muriel Goal HD - Genoa 0-1 Sampdoria - 11… by Video-Sport