Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FILLON SFIDA

NBA fillon me 3 ndeshje

NBA fillon me 3 ndeshje


26 October, 2015 @12:38

Emocionet në ligën më të fortë në botë, NBA, do të fillojnë nesër mbrëma me tre ndeshje: Atlanta Hawks - Detroit Pistons, Chicago Bulls - Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors New Orleans Pelicans.

Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, do të luftojë për ta mbrojtur titullin e kampionit, derisa kundërshtari i tyre në Perëndim, San Antonio Spurs, me transferimet që i bënë si: LaMarcus Aldridge, Boban Marjanovic e David West, së bashku me treshen Manu Ginobili, Tony Parker e Tim Duncan, janë kandidatët kryesorë për t’i rrëzuar luftëtarët nga froni.

Ndërsa në Lindje, me rikthimin e Kevin Love dhe Kyrie Irving nga lëndimi, Cleveland Cavaliers, po pritet që të inkuadrohet përsëri në finale, madje edhe në disa anketa që janë bërë nga menaxherët gjeneral të skuadrave, kavelierët e Clevelandit u votuan se do të bëhen kampionë.

Ndeshjet e stinorit të rregullt, do të përfundojnë me 14 prill 2016, derisa me 17 prill 2016 ia nis Play Offi. 

Seria e finales së madhe pritet të luhet në muajin qershor.


 
Të gjitha lajmet nga