SAS-MEM

nba.com
Ndeshje me 3 vazhdime
18 December, 2014 @14:41
Tifozët që ishin të pranishëm në AT&T Center, u bënë dëshmitar të një ndeshjeje fenomenale.
San Antonio Spurs me Memphis Grizzlies, nuk u mjaftuan që ta përcaktojnë fituesin në katër çereket e një ndeshjes.
Dueli i tyre emocional, u vulos pas tre vazhdimeve, ku arushat e Memphisit, arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat të ngushtë 117-116.
Qendrat gjigante te Memphisit, Gasol e Randolph, luajtën rolin kryesorë në fitore, ku Marc Gasol shënoi 26 pikë derisa Zach Randolph krahas 21 pikëve të shënuara, ishte i pakapshëm në trapez, ku i rrëmbeu 21 kërcime.
Në anën tjetër, Danny Green me 25 dhe Tim Duncan me 23 pikë, në mungesë të Tony Parker, nuk arritën ta mposhtin kundërshtarin në formë, që ditë më parë ia kishin përfunduar serinë prej 16 fitoreve të Golden State Warriorsit.
Memphis Grizzlies, nuk ka pësuar humbje në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka bilanc prej 21 fitoreve e 4 humbjeve, derisa kjo ishte humbja e dytë radhazi për San Antonion me bilanc 17-9.
Video
San Antonio - Memphis