FUNDVITI NË BALKAN LEAGUE

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Statistika nga liga ballkanike
18 December, 2014 @8:41
Pas 7 xhirove, përfundoi viti 2104 për ekipet e Balkan League, të cilat në tre xhirot e ardhshme do të luftojnë për pozicionet në Grupet A dhe B, pasi që tashmë mund të përcaktohen skuadrat që shkojnë më tutje.
Stinori 2014/15 i BIBL nisi me format tjetër nga ai i vitit të kaluar, pasi që skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në dy grupe.
Peja përfundoi vitin si lider i Grupit A, derisa Sigal Prishtina në vend të dytë të Grupit B - nga ekipet vendore.
Të dyja pas gjashtë ndeshjeve panë veten me bilanc 4-2 dhe me nga 10 pikë të fituara, që u garanton kualifikimin për fazën tjetër të garave.
Samir Shaptahovic dhe Dardan Berisha janë treguar si lojtarët më të mirë jo vetëm të ekipeve të tyre, por edhe të ligës në fjalë në përgjithësi, ndërsa për më tepër, mëposhtë, mund t’i shihni statistikat e ndryshme nga pjesa e deritashme e stinorit në BIBL, pushimi i së cilës zgjat deri më 13 janar 2015.
Statistika të përgjithshme:
-Më së shumti pikë të shënuara këtë stinor: (Burimi: Borozani.com dhe BIBL) | Peja | 523 pikë; | |
-Më së paku pikë të shënuara këtë stinor: | Vllaznia | 261 pikë; | |
-Më së shumti pikë të pranuara këtë stinor: | Rilski Sportist | 500 pikë; | |
-Më së paku pikë të pranuara këtë stinor: (Burimi: Borozani.com dhe BIBL) | Vllaznia | 356 pikë; | |
-Më së shumti fitore: | Kozuv | 6; | |
-Më së paku fitore: | Vllaznia | 0; | |
-Koshaverazhi më i mirë: | Kozuv | +98; | |
-Koshaverazhi më i dobët: (Burimi: Borozani.com dhe BIBL) | Vllaznia | -95; | |
-Ekipi që i ka shënuar më së shumti pikë një skuadre: | Rilski Sportist | 105 pikë ndaj Pejës; | |
-Ekipi që i ka shënuar më së paku pikë një skuadre: | Vllaznia | 52 pikë ndaj Kozuvit; | |
-Ekipi që ka shënuar fitoren më të thellë: (Burimi: Borozani.com dhe BIBL) | Kozuv | 52-88 ndaj Vllaznisë; | |
-Ekipi që ka pësuar më së thelli: | Vllaznia | 52-88 ndaj Kozuvit; | |
-Seria më e madhe e fitoreve: | Kozuv | 6; | |
-Seria më e madhe e humbjeve: | Vllaznia | 5; | |
-Ekipet që kanë shënuar 100+ pikë në së paku një ndeshje: (Burimi: Borozani.com dhe BIBL) | Rilski Sportist dhe Mornar | Rilski ndaj Pejës - 105; Mornar ndaj Sigal Prishtinës - 104; | |
-Ekipi që ka pranuar më së shumti pikë në ndeshje: | Peja | 105 nga Rilski; | |
-Ekipi që ka pranuar më së paku pikë për ndeshje: | Kozuv | 52 nga Vllaznia; | |
-Koshashënuesi më i mirë me mesatare: | Dardan Berisha (Sigal Prishtina) | 29.3 pikë për ndeshje | |
-Kërcyesi më i mirë me mesatare: | Drasko Albijanic (Kozuv) | 11.3 kërcime për ndeshje; | |
-Asistuesi më i mirë me mesatare: | Mirza Sarajlija (Vllaznia) | 7.3 asistime për ndeshje; | |
-Lojtari më i vlefshëm për ekipin me mesatare: (Burimi: Borozani.com dhe BIBL) | Samir Shaptahovic (Peja) | 21.2 kuota e produktivitetit për ndeshje; |