Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIBA

Ndryshim i madh në FIBA

Ndryshim i madh në FIBA


13 November, 2012 @16:35

Pas Kampionatit Botëror 2014 që do të mbahet në Spanjë, FIBA vendosi të bëj ca ndryshime. Kampionati Botëror i radhës nuk do të mbahet në vitin 2018, por në vitin 2019 dhe do të vazhdon të mbahet në çdo katër vjet.

Gjithashtu, kanë vendosur të ngritet numri i skuadrave prej 24 në 32, ndërsa ndeshjet kualifikuese do të luhen mbrenda dy viteve, ku do të fillojnë ndeshjet të zhvillohen në nëntor të vitit 2017, shkurt, qershor, shtator, nëntor 2018, dhe në shkurt të vitit 2019.

Kombëtaret do të ndahen në dy divizione, Liga A dhe Liga B, ku do të luftojnë për t’u kualifikuar në grupe nga 3 ose 4 skuadra, gjithashtu do të kenë rrezik të rrënies në divizione të ulëta.

Ndërsa në anën tjetër, edhe Kampionatet Kontinentale që nga viti 2017, do të mbahen në çdo 4 vjet. Përveç kësaj, e drejta për t’iu bashkuar Lojërave Olimpike 2020, përveç ata që do të fitojnë të drejtën në Kampionatin Botëror 2019, do të caktohen në 4 vende të ndryshme.


 
Të gjitha lajmet nga