PARA MOLDAVISË

Fotot: FSHF
Në kërkim të fitores me shtrirjen 4-1-4-1
15 June, 2023 @20:19
Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, si duket po planifikon një formacion të ndërtuar me 4-1-4-1 për të shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 me Shqipërisë.
Përzgjedhësi brazilian i Shqipërisë, ka dy ndeshje ku do të kërkojë dy fitore për të shpresuar në kualifikim me kuqezinjtë, pas humbjes në ndeshjen e parë të rrugëtimit për EURO ndaj Polonisë si mysafire.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kështu, sipas asaj që është parë në stërvitje dhe nga gazetarët që kanë përcjellë nga afër kuqezinjtë këto ditë, mësohet se Sylvinho mund të dalë me këtë 11-she ndaj Moldavisë të shtunën mbrëma.
FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË:
Portier: Thomas Strakosha (Etrit Berisha);
Mbrojtës: Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj;
Mesfusha: Ylber Ramadani; Keidi Bare, Nedim Bajrami (Kristjan Asllani); Jasir Asani, Myrto Uzuni;
Sulm: Sokol Cikalleshi.