Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Në parket, definohet fituesi

BOROZANI/D.S.

Në parket, definohet fituesi


26 September, 2015 @16:47

Në një prononcim për Radio Kosovën, drejtori i klubit të Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka folur për përballjen e Superkupës që luhet sonte në Pejë ndërmjet KB Pejës dhe KB Sigal Prishtinës. 

“Ndeshje e rëndësishme natyrisht. Takohen dy ekipet më të trofeshme të basketbollit kosovar. Ekipi ynë është në letër më i mirë, mirëpo gjithçka do të definohet në parket. Shpresoj që si organizimi ashtu edhe ndeshja të kalojë në frymë sportive,” ka thënë Miftari për radion në fjalë. 

Peja dhe Sigal Prishtina takohen sonte në ora 20:10 në Karagaç të Pejës, në përballjen që jep trofeun e parë, para nisjes zyrtare të stinorit 2015/16 në basketbollin kosovar. 


 
Të gjitha lajmet nga