REAL 2-2 SEVILLA

Nga penalltia në penallti - Reali komplikon titullin
9 May, 2021 @23:16
Real Madridi ka dështuar ta fitojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij stinori, duke barazuar 2-2 në shtëpi përballë Sevillas.
Reali pati më shumë raste, megjithatë ishte Sevilla e cila kaloi e para në epërsi në minutën e 22’ përmes Fernandos. Reali shënoi përmes Benzemasë në minutën e 12’ por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë filloi me një Real Madrid i cili kërkonte golin e barazimit me çdo kusht, por në anën tjetër Sevilla tregohej mjaft e rrezikshme përmes kundërsulmeve. Reali iu afrua golit në minutën e 65’ kur Viniciusi goditi shtyllën, ndërsa atë e gjeti dy minuta më vonë përmes Asensios i cili nuk gaboi brenda zonës.
Momenti më kulminant i ndeshjes ndodhi në minutën e 74’, kur pas një kundërsulmi, Benzema u gjet i vetëm përballë portierit dhe pas një ndërhyrje të këtij të fundit, ndeshja u ndërpre për një penallti të mundshme për Realin. Megjithatë, VAR-i lajmëroi gjyqtarin e ndeshjes për një penallti të mundshme për Sevillan në aksionin paraprak. Pas rishikimit, gjyqtari akordoi penallti për Sevillan, të cilën e konkretizoi në gol Rakitici, duke kaluar Sevillan në epërsi 1-2.
Reali barazoi rezultatin në minutën e 95’ përmes Hazardit dhe iu afrua fitores përmes Casemiros, por goditja e tij kaloi pranë shtyllës për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin përfundimtar 2-2.
Me një fitore eventuale sot, Real Madridi do të kalonte në vendin e parë, mirëpo tani përsëri titulli rikthehet në duart e Atletico Madridit, i cili në rast se fiton tri ndeshjet e mbetura, do të shpallet kampion i La Ligas për këtë stinor.