Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËTIM IDRIZI

Idrizi: Fitore motivuse për të arritur rezultate pozitive në dy sfidat e fundit

Idrizi: Fitore motivuse për të arritur rezultate pozitive në dy sfidat e fundit


9 May, 2021 @18:56

Njëra prej skuadrave që po lufton për mbijetesë në Superligë, Trepça ‘89, ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 2-1.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, pas ndeshjes tha se kjo fitore e motivon skuadrën e tij që të arrijë rezultate pozitive edhe në dy ndeshjet e fundit për të siguruar ekzistencën.

“Shpërdoruam raste të shumta në këtë ndeshje dhe kur përballë ke një super skuadër si Gjilani, normalisht se të vështirësohen punët. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për t’i falenderuar gjithë futbollistët për mundin dhe angazhimin e dhënë në këtë përballje. Na presin dy sfida jashtëzakonisht të vështira. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të tentojmë që nga këto dy ndeshje të marrim katër pikë. Kjo fitore ndikon në aspektin psikologjik, ndaj presim që në këto dy ndeshje të marrim rezultate pozitive” tha Idrizi.

Xehetarët dy ndeshjet e fundit do t’i luajnë kundër Ballkanit dhe Drenicës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga