KOMISIONI DISIPLINOR KËRKON DEKLARATË SHTESË NGA KLUBET
Nga Prishtina e Dinamo, kërkohet deklaratë shtesë për incidentet e fundjavës së kaluar
4 April, 2024 @14:28
Prishtinës nga Superliga dhe Dinamos nga Liga e Parë - Grupi A i janë kërkuar deklaratë shtesë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, për shkak të incidenteve të ndodha në stadiumin ku ata ishin vendas gjatë fundjavës.
Prishtinës i janë regjistruar 4 herë brenda ndeshjes hedhja e mjeteve piroteknike si dhe sharje e ofendime për gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Ndërkaq Dinamos i është kërkuar deklaratë shtesë për rrahje të referit kryesor të ndeshjes.
Hapje e Procedurës disiplinore:
FC ”Prishtina”. Në minutat 25, 28, 47 dhe 48 të ndeshjes së xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës, Prishtina – Ballkani, tifozët ndezin dhe hedhin mjete piroteknike, shurdhuese brenda rrethojës së fushës, ndërkaq në min e 79–të të ndeshjes, shajnë dhe ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I FC “Prishtina ”. Afati datë 08.04.2024 ora 13:00.
KF ”Dinamo”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi A, Dinamo- Suhareka, derisa personat zyrtar nën përcjellje të policisë po shkonin në zhveshtore, në hyrje të tunelit një person i paautorizuar sulmon me grushta gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka është detyruar të shkojë në emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas raportit të gjyqëtarit kryesor dhe protokolit zyrytar të ndeshjes Dinamo-Suhareka. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri I KF “Dinamo”. Afati datë 08.04.2024 ora 13:00.