KOSOVA
Nisim me fitore
3 June, 2016 @21:58
Sot Kosova ka shënuar fitore të madhe në Frankfurt ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e parë zyrtare si antare e re e UEFA-së.
Albert Bunjaku dha epërsinë Kosovës me golin që e shënoi me kokë në minutën e 40-të, ndërsa Kosova vazhdoi ndeshjen me dhjetë lojtarë pasi që Bersant Celina, mori karton të kuq.
Në pjesën e dytë iniciativa ishte te Ishujt Faroe, mirëpo ata nuk arrinin deri te goli assesi, pasi që mbrojtja kosovare qëndroi ndaj sulmeve të tyre dhe në fund kur Ishujt Faroe mbetën me 10 veta Kosova shënoi edhe golin e dytë me Elbasan Rashanin në minutën e 90.