Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 0-1 DRENICA

Një mundësi, një gol - tri pikë jetike për Drenicën në Prishtinë

Një mundësi, një gol - tri pikë jetike për Drenicën në Prishtinë


12 November, 2022 @14:59

Dominim i plotë i Prishtinës përgjatë gjithë ndeshjes me disa raste, por pa mundësi të mirë konkretizimi, ndërsa Drenica momentin e vetëm që e kishte e shfrytëzoi për të shënuar dhe për të fituar duelin.

Ka qenë Ermal Veliqi që shfrytëzoi rastin para portës së Ardit Nikës, për t’ia sjellë fitoren Drenicës, Prishtina 0-1 Drenica [Ermal Veliqi 2].

TABELA AKTUALE

Futbollistët e Bekim Shotanit kanë shënuar fitoren e parë në kampionat pas pesë ndeshjeve, ndërsa Prishtina vazhdon krizën e fitoreve në Fadil Vokrri këtë stinor.

As pesë zëvendësimet e Ismet Munishit në pjesë të dytë nuk kryen punë, ndërsa Drenica festoi fitoren që i nxorri nga zona e rrezikshme, së paku për këtë xhiro.


 
Të gjitha lajmet nga