Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DE BIASI

Notë e mirë për kombëtaren!

REUTERS

Notë e mirë për kombëtaren!


25 December, 2012 @11:41

Në emisionin e përjavshëm sportiv të Top Channel, Procesi Sportiv, mysafir special ka qenë trajneri i kombëtares kuqezi në futboll, Gianni De Biasi.

Italiani 56 vjeçar në pyetjen e udhëheqësit të emisionit Edi Manushi, se çfarë note do t’i ipte kombëtares në këtë vit ka thënë:

“Mendoj se nota 7 do të ishte tamam dhe atë për shkak të vullnetit të jashtëzakonshëm që kanë djelmoshat,” ka arsyetuar notën e tij De Biasi.

 

Pyetja erdhi si pasojë e asaj që kishte thënë kreu i Federatës shqiptare, Armando Duka, duke ia dhënë kombëtares notën 10. Mirëpo De Biasi ka qenë i mendimit tjetër.

Ndër të tjera në pjesën e emisionit Deja Vu, kur në fotografi i dolën treshja e madhe e vitit Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Andres Iniesta, udhëheqësja Marina Vjollca e pyeti se kujt ia dha votën.

“Për mua Iniesta është më i miri, por vota shkon për Messin,” ka thënë De Biasi ndër të tjera.

Giovanni De Biasi i cili është duke e udhëhequr kombëtaren shqiptare në kualifikim për Kampionatin Botëror Brazili 2014, deri më tani ka mbledhur 6 pikë nga 4 ndeshje me kombëtaren duke regjistruar dy fitore dhe dy humbje.


 
Të gjitha lajmet nga