LUBOMIR MINCHEV
Nuk ishte lojë e bukur, Bashkimi luajti agresiv
26 October, 2016 @15:36
Trajneri i Beroes, Lubomir Minchev, u shpreh i lumtur për fitoren e djeshme ndaj Bashkimit në Ligën Ballkanike.
Minchev, në deklaratën e tij pas ndeshjes, tha se skuadra e tij kishte gabime të shumta gjatë ndeshjes, por megjithatë arriti deri tek fitorja, derisa për Bashkimin tha se nuk lejoi të ketë lojë të bukur për shkak të mbrojtjes agresive.
“Jam i lumtur që fituam. Ishte një ndeshje vërtetë e rëndësishme dhe ne nuk bëmë ndonjë gabim në shtëpi. Ndeshja nuk ishte shumë e bukur, pasi kundërshtari luante mbrojtje agresive. Ne bëmë gabime të shumta, sikurse edhe ata. Gjithashtu edhe përqindja e shutit ishte shumë e ulët, por unë jam i lumtur për fitoren,” tha Minchev, për faqen zyrtare të Ligës Ballkanike.
DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT
Beroe pas kësaj fitoreje kryeson në grupin A me 3 fitore dhe asnjë humbje, derisa Bashkimi mbetet akoma pa shënuar fitore në këtë garë.