Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WARRIORS-SPURS

Spurs mposht Warriorsin në derbi, Kawhi me rekord karriere

Spurs mposht Warriorsin në derbi, Kawhi me rekord karriere


26 October, 2016 @9:12

As ardhja e Kevin Durantit, e as double-double i tij, nuk i ka ndihmuar ish-kampionit Golden State Warriors ndaj San Antonio Spursit sot.

Durant

Kawhi Leonard ka nisur stinorin me rekord pikë të shënuara në karrierë, 35, ndërsa 20 pikët e Jonathan Simmonsit që u shfaq nga banka e Spursave janë treguar vendimtare në këtë duel, derbi të nismës së stinorit ndërmjet ekipeve kryesore dhe më të fuqishme të Konferencës Perëndimore.

Leonard

Durant në debutimin e tij te Warriors shënoi 27 pikë e 10 kërcime, ndërsa Stephen Curry përfundoi takimin me 26 pikë.

Spurs në fund fitoi me 29 pikë dallim në Oracle Arena, 129-100.


 
Të gjitha lajmet nga NBA