OLYMPIACOS-MILANO
Olympiacosi njofton Milanon me humbje
25 October, 2016 @22:24
Gjiganti grek Olympiacos, sonte në palestrën “Peace and Friendship”, arriti ta mposht Emporio Armani Milanon me rezultat 91-81, për t’ia shkaktuar humbjen e parë skuadrës italiane pas tri javëve.
Si zakonisht lideri i Olympiacosit ishte Vassilis Spanoulis, që luajti me 16 pikë e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Erick Green me 16 pikë.
Skuadra greke ka bilanc prej 2 fitoreve e një humbje pas tri javëve, sikurse Emporio Armani Milano.