CAVS-KNICKS
Diçka për start fantastik të stinorit?
26 October, 2016 @8:49
MVP-ja i finaleve të stinorit të fundit në NBA, LeBron James, i ka uruar mirëseardhje stinorit të ri në mënyrën speciale siç di vetë ai.
LeBron ka përfunduar ndeshjen me triple-double për Cleveland Cavaliersin që ka mposhtur New York Knicksin në duelin e parë të stinorit me rezultat 117-88.
James ka shënuar 19 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime në fitoren e skuadrës së tij, duke i mundësuar kampionit që të nis stinorin 2016/17 me shije.
Kyrie Irving ishte më efikasi te Cleveland me 29 pikë të shënuara, ndërsa Kevin Love e përfundoi takimin me 23 të tjera.
Te New Yorku, Carmelo Anthony shënoi 19 pikë, duke qenë më efikasi në humbjen e ekipit të tij, para Derrick Rose me 17 dhe Kristapz Porzingis me 16 pikë të shënuara.