BLAZERS-JAZZ
Lillard me 39 pikë sjell fitoren
26 October, 2016 @9:45
Në çerekun e fundit të ndeshjes kur Portland Trail Blazers krijoi serinë 10-0 dhe la Utah Jazzin tre minuta pa pikë të shënuara, u përcaktua fituesi i duelit në Moda Center para 19 mijë e 446 shikuesve me të gjitha biletat e shitura.
Joe Johnson i Utah Jazzit në pjesën e dytë të ndeshjes ka qenë njeriu që mbante gjallë ekipin e tij duke shënuar 27 pikë nga 29 në total sa i shënoi në tërë ndeshjen. Veterani Johnson është duke e kaluar stinorin e 16-të në NBA.
Por e tëra kjo ra në ujë në momentet e 10-0.
Damian Lillard ka përfunduar ndeshjen me 39 pikë të shënuara për Portlandin, duke shtuar këtu 9 kërcime e 6 asistime. Me pikë dyshifrore te Portlandi ndeshjen e mbaruan edhe CJ McCollum 25, Allen Crabbe 18 e Noah Vonleh 11.
Te Utah përveç Johnsonit kontribut të madh dha edhe Rodney Hood, që e përfundoi takimin me 26 pikë të shënuara, ndërsa George Hill shtoi edhe 19 të tjera, por që nuk e parandaluan humbjen e xhezerëve.