Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUNS-LAL

Lakers, nuk këndellet

nba.com

Lakers, nuk këndellet


30 October, 2014 @15:22

Skuadra e Los Angeles Lakers, nuk ia nisi stinorit mirë. 

Sikurse vitin e kaluar, kriza në skuadër, siç po shihet po vazhdon ende.

Pas humbjes nga Houston Rockets, djelmoshat e trajnerit Bryon Scott, pësuan humbjen e dytë të stinorit ndaj Phoenix Suns, me rezultat 119-99.

I ardhuri nga Sacramento Kings, Isaiah Thomas, ishte më i miri tek Suns, i cili luajti me 23 pikë. 

Në anën tjetër, te ekipi i Lakersit, super ylli Kobe Bryant, është duke dhënë sinjale se ende mund t’i ndihmojë skuadrës, por kësaj radhe nuk mjaftuan as 31 pikët e tij në ndeshje.

Lakers gjithashtu mbeti pa e shfrytëzuar lojtarin rookie, Julius Randle, i cili u lëndua në ndeshjen e parë me Houstonin. 

Randle e përmbylli stinorin për shkak të lëndimit.


 
Të gjitha lajmet nga