Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Nxehet lufta për TOP 4

REUTERS

Nxehet lufta për TOP 4


22 December, 2012 @16:59

Cristian Maggio dhe Edinson Cavani kanë shënuar nga një gol në pesë minutat e fundit të takimit për t’ia siguruar Napolit fitoren tejet të rëndësishme sot ndaj Sienas.

Të njejtën gjë e kanë bërë edhe Lazio, e cila mposhti Sampdorian si mysafire me golin e vetëm të Hernanesit si dhe Fiorentina që mposhti bindshëm Parman 0-3.

Fitoret e këtyre tre skuadrave kanë bërë edhe më interesante luftën prej pozitës së dytë deri në të pestën, para derbit të sontëm Roma - Milan.

Përveç Juventusit që po ec sigurt drejt titullit, të tjerët vazhdojnë betejat. Lazio është e dyta me 36, pastaj Fiorentina me 35 sa ka edhe Interi në vendin e katërt e Napoli i pesti është me 34 pikë.

REZULTATET:

Atalanta - Udinese 1-1

Bologna - Parma 1-2

Palermo - Fiorentina 0-3

Sampdoria - Lazio 0-1

Siena - Napoli 0-2

Torino - Chievo 2-0


 
Të gjitha lajmet nga