MACCABI-MILANO
O’Bryant shkëlqen në triller
27 December, 2018 @23:16
Një super duel u zhvillua në Euroligë sonte ku Maccabi priti Milanon në Tel Aviv dhe ndeshja u vendos në sekondat e fundit të saj.
Asnjë ekip nuk arriti të ikte në rezultat për të qenë rehat në fund, ndërsa avantazhi ndërrohej shpesh në duel.
Krejt në fund, Maccabi kapi epërsinë 94-92, ndërsa në shutin e fundit për tre pikë, milanezët nuk shënuan dhe kështu fitorja u takoi vendasve.
Johnny O’Bryant luajti ndeshjen më të mirë të tij sonte, duke shënuar 32 pikë (5-7 për tre pikë) si dhe 5 kërcime e 3 asistime për të përfunduar duelin me indeks vlefshmërie 44!
I dobishëm në fitore është treguar edhe Alex Tyus, që kreu ndeshjen me 16 npikë e 7 kërcime, për të rregulluar paksa bilancin e skuadrës në klasifikim, me 5-10.
Te Milano që drejtohet nga Simone Pianigiani më efikasi ka qenë Nemanja Nedovic me 17 pikë (4-5 për tre pikë), ndërsa me 16 të shënuara ndeshjen e përfunduar Mike James (+8 asistime) dhe Vladimir Micov (+8 kërcime e 6 asitime).