Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESA E RE

Orges Bunjaku, futbollisti i fundit që la Zvicrën për Kosovën

Orges Bunjaku, futbollisti i fundit që la Zvicrën për Kosovën


22 March, 2022 @14:59

Mesfushori i lindur në korrikt të vitit 2001, Orges Bunjaku, është shtesa e re e Kosovës në kombëtare.

Futbollisti i lindur në Uznach të Zvicrës, që aktualisht është lojtar i ekipit francez Grenoble në Ligue 2, është prezantuar sot triumfalisht nga Federata e Futbollit të Kosovës si një prurje shpresëdhënëse.

Orges Bunjaku

Bunjaku aktualisht 20-vjeçar tash e tutje do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse, ndërsa futbollisti që ka bërë karrierë te ekipi U21 i Baselit dhe ka pasur 12 paraqitje për seniorët e Baselit, njihet si organizator i mirë i lojës.

Përndryshe, ai ka qenë pjesë e të gjitha grupmposhave të Zvicrës përgjatë karrierës së tij, Zvicra U-15, U-16, U-17, U-18, U-19 dhe U-20.

Vlera e tij sipas Transfermarkt është 500 mijë euro, ndërsa më së shumti gola ka shënuar për Zvicrën U-19, duke shënuar tre herë në gjashtë paraqitje sa i ka pasur me ta.

Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, ndërsa është 180-centimetra i gjatë. “Ai theksoi se e pret me padurim ditën kur do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës dhe do të jap maksimumin e tij për t’i arritur objektivat,” - ka shkruar ndër të tjera FFK-ja në njoftimin e saj, ku është përmendur tre herë kryetari Agim Ademi dhe është i pranishëm në të katër fotot e njoftimit, njëjtë sa herë edhe vetë lojtari.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova