A&N - LIRIA

Foto: E.B / TOPSPORTI
Pa fitues mes skuadrave prizrenase
15 September, 2021 @18:23
Pa fitues është mbyllur dueli i luajtur sot mes dy skuadrave prizrenase, A&N dhe Liria.
Të dyja këto skuadra shënuan nga një herë, por golin e fitores nuk e gjeti asnjëra dhe kështu takimi u mbyll me rezultatin përfundimtar 1-1.
Pas tri xhirove të zhvilluara, më mirë qëndron skuadra e A&N, e cila ka tubuar 5 pikë, kurse Liria momentalisht ka vetëm 2 pikë.