DRITA - GJILANI
Pa gola në derbin e Anamoravës
18 October, 2020 @15:30
Me “paqe” është mbyllur derbi i sotëm i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.
Dy skuadrat që sezonin e kaluar përfunduan në pozitat 1 dhe 2 në renditje, sot zhvilluan mes vete një ndeshje që në fund nuk dhuroi gola dhe kështu skuadrat u detyruan t’i ndajnë pikët, me rezultatin përfundimtar që pas 90 minutave shënoi 0-0.
Një prej arsyeve që ndeshja përfundoi baraz ishte edhe paraqitja fantastike e portierit të Gjilanit, Enea Koliçit, i cili ia mohoi disa herë Dritës golin në pjesën e parë, ndërkohë që loja e Gjilanti u përmirësua në pjesën e dytë, por megjithatë rrjetat nuk u tundën në asnjë moment në asnjërin cep të fushës.
Për Dritën kjo ishte ndeshja e parë që lëshon pikë në Superligë sivjet, kurse Gjilani, edhe pse ka dy ndeshje më tepër të luajtura momentalisht, ndodhet 1 pikë pas Dritës në renditje.