Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - HAMRUN SPARTANS

Pa gola në shtëpi, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Maltë

Foto: FC Ballkani / FB

Pa gola në shtëpi, Ballkani do ta kërkojë kualifikimin në Maltë


23 July, 2024 @22:20

Pa gola është mbyllur dueli i luajtur sonte mes Ballkanit dhe skuadrës Hamrun Spartans në Podujevë.

Ndeshja ishte e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të UEFA Conference League dhe ndonëse dominues ishte Ballkani, kampioni i Maltës u mbajt mjaft mirë dhe arriti që të largohet nga Kosova pa pranuar gol, 0-0 pas 90 minutave lojë.

FORMACIONET STARTUESE

Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Lindon Emërllahu i Ballkanit, i cili gaboi nga pika e bardhë në minutën e 20’, ndërkohë skuadra nga Malta nuk kishte as edhe një goditje në portën e Koliçit.

Kështu, Ballkani kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen kthyese që luhet javën tjetër (30 korrik) në Maltë.

Nëse suharekasit e kalojnë këtë kundërshtar, në rrethin tjetër kualifikues do të luajnë me skuadrën Larne nga Irlanda Veriore.


 
Të gjitha lajmet nga