GAME 4: PACERS - CELTICS
Pa humbje në gjysmëfinale
21 April, 2019 @21:47
Skuadra e Boston Celticsit, pa asnjë humbje në serinë kundër Indiana Pacersit, u kualifikua në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Keltët e mposhtën Indianën në ndeshjen e katërt me rezultat 106-110.
Shtatë lojtarë kontribuan me pikë dyshifrore te Bostoni, derisa më i dalluari ishte Gordon Hayward me 20 pikë.
Te Indiana u veçua kroati Bojan Bogdanovic me 22 pikë.
Boston tani në gjysmëfinale do të përballet me fituesin nga dueli Bucks-Pistons, ku aktualisht rezultati është 3-0 në favor të Milwaukeet.