ARTIN GASHI
Pa nënçmime, ndeshje pas ndeshjeje
26 February, 2019 @14:30
Njëri ndër ekipet që po kalon stinor tepër të mirë në Superligë është Ylli i Suharekës.
Ekipi i Yllit vitin e kaluar ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pasi që kishte mposhtur Borean në çerekfinale.
Në gjysmëfinale ishte mposhtur nga fituesja e Kupës, Prishtina, 74-85.
Kësaj radhe, ekipi do të hyjë në Final 8 të Kupës së Kosovës pa nënçmuar asnjë kundërshtar dhe do të merr ndeshjet si objektiv një pas një.
ORARI I NDESHJEVE dhe SKEMA E KUPËS
Kapiteni i ekipit Artin Gashi në konferencën e sotme për shtyp ka thënë që Ylli ka njërin ndër rivalët më të fortë nga Liga e Parë.
“Në çerekfinale do të përballemi me KB Feronikelin, që bën gara në Ligën e Parë, por që për asnjë moment nuk do ta nënçmojmë, pasi që e dimë potencialin e tyre. Sidoqoftë ne jemi përgatitur dhe do të hyjmë në çdo ndeshje për të fituar dhe për të shkuar sa më larg në Final 8 të Kupës së Kosovës,” ka thënë Gashi.
Gjithashtu, vlen të përmendet se për herë të parë FBK-ja në Final 8 do të ndajë edhe medaljen e bronztë, ku do të ndeshen dy humbësit e ndeshjeve gjysmëfinale.