QËNDRIM BIRAJ
Synim primar, finalja
26 February, 2019 @14:03
Finalisti i stinorit të kaluar në Kupë të Kosovës Bashkimi, pretendon të arrijë finalen e Kupës së Kosovës përsëri.
Portokallezinjtë që për herë të parë në histori të tyre u bën kampion në sezonin 2017/18, nuk janë në formë më të mirë dhe qe një muaj kanë në ekip trajner të ri, kroatin Jeronimo Sarin që zëvendësoi një kroat tjetër, Krunoslav Krajnovic.
Bashkimi në Final 8 të Kupës do të ndeshet ndaj rivalit lokal, Prizreni, ndërsa kapiteni i portokallezinjëve, Qëndrim Biraj ka thënë se do të jetë lojë e vështirë, por ekipi po synon finalen.
“Jemi duke punuar maksimalisht për tu përgatitur sa më mirë për Final 8. Në çerekfinale do të luajmë kundër rivalit lokal KB Prizrenit, të cilin e njohim mjaft mirë, por edhe ata na njohin neve. Shpresojmë se do të fitojmë në këtë përballje dhe më pas të vazhdojmë tutje. Synimet tona janë të shkojmë në finale dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodh,” kanë qenë fjalët e Birajt në konferencën e përbashkët për shtyp, një ditë para fillimit të Final 8.
ORARI I NDESHJEVE dhe SKEMA E KUPËS
Bashkimi finalen e kaluar e humbi nga Prishtina me tre pikë dallim, 74-77.
Nëse Bashkimi arrin të kalojë pengesën e parë në Final 8, atëherë në gjysmëfinale do ta pres fituesi i ndeshjes Rahoveci - Don Bosko.
Gjithashtu, vlen të përmendet se për herë të parë FBK-ja në Final 8 do të ndajë edhe medaljen e bronztë, ku do të ndeshen dy humbësit e ndeshjeve gjysmëfinale.