Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I ALIRIFËS, SYNIM EVROPA

Pas 2.5 vitesh, Malisheva rikthen Senad Alirifën

Pas 2.5 vitesh, Malisheva rikthen Senad Alirifën


21 June, 2023 @22:58

Njeriu që kishte drejtuar Malishevën për tri vite dhe kishte siguruar kalimin nga Liga e Dytë në të Parën dhe përgatitjen për Superligë, Senad Alirifa është rikthyer në ekip.

Malisheva ka zyrtarizuar sot trajnerin rahovecjan me të cilin ka arritur marrëveshje për sezonin që vjen, ndërsa ekipi e ka quajtur atë si “marrëveshje emocionuese” pasi që Alirifa iu kthye klubit.

“Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit. Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.
Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën. Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës.”
— ka shkruar njoftimi i FC Malisheva, duke bërë të ditur se tashmë po synon që të punojë për gara evropiane.

Kujtojmë, Malisheva erdhi para dy stinorësh në Superligë dhe derisa në stinorin 2021/22 mbijetoi përmes barazhit aty, në stinorin 2022/23 kreu stinorin në pozitë të gjashtë me 46 pikë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga