A: A&N - VUSHTRRIA
Pas 3 humbjesh, A&N i kthehet fitores
15 November, 2020 @16:47
Skuadra e re prizrenase A&N që është duke e përjetuar stinorin debutues në Ligë të Parë të Kosovës, ka ndërprerë serinë prej 3 humbjeve radhazi duke shënuar fitore sot.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Refet Mullallari, që gjithashtu debutoi sot, ka mposhtur ekipin e Vushtrrisë thellë, 3-0 [2-0 pp].
Fitorja ka larguar ekipin e Mullallarit nga pjesa e poshtme e tabelës dhe nga të rrezikuarit, prandaj ka qenë shumë e rëndësishme për skuadrën, derisa Vushtrria po vazhdon me vështirësi të luftojë për secilën pikë.
Në xhiron që vjen, A&N është mysafir i Vëllaznimit në krizë, ndërsa Vushtrria pret Istogun në formë.