ARBËRIA 0-2 2KORRIKU

Pas 6 xhirosh, 2 Korriku fiton me golat e Razak Bachare
19 November, 2021 @16:42
2 Korriku ka arritur t’i kthehet fitoreve sot duke e mposhur Arbërinë 0-2 [Razack Bachare x2] si mysafir. Kjo ka qenë fitorja e parë e prishtinasve pas gjashtë ndeshjesh pa fitore, një krizë e madhe e skuadrës, pas fillimit të shkëlqyeshëm të stinorit.
Në anën tjetër, Arbëria me Megzon Visokën trajner, ka pësuar për herë të parë pas tetë xhirosh në Ligë të Parë Grupi B, pasi që kishin një seri impresionuese.
E humbja e fundit e Arbërisë ka qenë gjithashtu nga 2 Korriku, me rezutlat të njëjtë më 19 shtator!
Ka qenë Razack Bachare njeriu i ndeshjes sot që ka shënuar nga një gol për pjesë për t’ia sjellë fitoren 2 Korrikut në Lipjan, për të sjellë gëzim të madh për skuadrën.
Në anën tjetër, pas një dueli pa të lënduar dy lojtarë, një nga secila skuadër, ku Landrit Rama i 2 Korrikut dhe Egzon Krasniqi i vendasve u larguan nga ndeshja dhe pritet të shihet serioziteti i lëndimit të tyre.