TURF MOOR

Pas afro një dekade, shkarkojnë trajnerin!
15 April, 2022 @11:51
Skuadra që po rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez, Burnley, ka ndarë rrugët me trajnerin që ishte më afatgjati në Premier Ligë, Sean Dyche.
Ai shërbeu si kryetrajner i klubit të Burnleyt për 9.5 vjet, ndërsa klubi e ka vlerësuar si periudhën më të ndritshme në histori të tijën.
Dyche dy herë ka ngritur ekipin në Premier Ligë, dy herë ka arritur që të kryejë Premier Ligën në pjesën e epërme të renditjes tabelare, ndërsa ka arritur historinë duke e kualifikuar për herë të parë klubin në gara evropiane në 51 vite.
Alan Pace, kryetar i Burnley ka thënë se ndarja me Dyche ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, për shkak të kontributit të madh të tij dhënë për klubin, ndërsa në tetë ndeshjet e mbetura klubi po dëshiron që të sigurojë mbijetesën.
Që në ndeshjen e radhës ndaj West Ham Unitedit, ekipin do ta drejtojë trajneri i ekipit U-23 me stafin e tij, Mike Jackon, me ndihmës Paul Jenkins, Connor King dhe kapiteni Ben Mee.