Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË SEZAI SURROI

Peja 3-0 ndaj Bashkimit

BOROZANI/Lis Dorambari

Peja 3-0 ndaj Bashkimit


23 January, 2016 @20:46

Peja është treguar e fortë për Bashkimin në “Sezai Surroi” sonte, duke e mposhtur atë për herë të dytë si mysafir dhe të tretën në përgjithësi në Superligë. 

Basketbollistët verdhezi kanë vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në Superligë duke e regjistruar fitoren e 14 me radhë këtë stinor, ndërsa tash kanë 28 pikë, 5 më shumë se përcjellësja e parë, Sigal Prishtina. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Pjesa e parë e takimit ishte më atraktive sa i përket rezultatit, që shkonte ngushtë. Çereku i parë përfundoi me 5 pikë epërsi për ekipin e Pejës, 26-31, ndërsa fundi i pjesës gjeti rezultatin 44-50. 

Por në pjesë të dytë verdhezinjtë shfrytëzuan çdo lëshim të ekipit prizrenas për të ngritur epërsinë dhe arritën epërsi edhe deri në 20 pikë në disa raste, për të fituar pa telashe në fund me 10 pikë epërsi. 

Pas kësaj ndeshjeje Peja ka bilanc 14-0 ndërsa Bashkimi ka regjistruar humbjen e parë të vitit 2016 dhe ka bilanc 9-5 në Superligë. 



Statistikat ekipore

Bashkimi Peja
Çereku i parë 26 31
Çereku i dytë 18 19
Çereku i tretë 13 26
Çereku i katërt 23 14
Kërcime 30 32
Asistime 18 21
Bllokada - -
Topa të vjedhur 9 4
Topa të humbur 13 16
Tentime për tre pikë 8/28 16/33
Tentime nga loja 30/59 31/61
Tentime nga gjuajtjet e lira 12/24 12/14


Statistikat individuale te Bashkimi

1 Marcel Jones 24 pikë 9 kërcime 2 asistime
2 Granit Rugova 20 pikë 2 asistime 1 kërcim
3 Tay Waller 15 pikë 7 asistime 6 kërcime
4 Yll Kaçaniku 8 pikë 3 kërcime 1 top të vjedhur
5 Griffin Ramme 5 pikë 4 asistime 3 topa të vjedhur
6 Theron Bussey 5 pikë 3 asistime 1 top të vjedhur
7 Endrit Hysenagolli 3 pikë 3 kërcime 2 topa të vjedhur


Statistikat individuale te Peja

1 Drilon Hajrizi 29 pikë 9 kërcime 1 asistim
2 Nenad Delic 15 pikë 4 kërcime 3 asistime
3 Kewin Burwell 13 pikë 6 asistime 3 kërcime
4 Roland Davis 12 pikë 6 kërcime 3 asistime
5 Fisnik Rugova 10 pikë 7 kërcime 2 asistime
6 Nicholas Covington 8 pikë 5 asistime 1 top të vjedhur
7 Burim Zekiqi 3 pikë 1 kërcim 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga