Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA - PRIZRENI

Peja ia shkakton humbjen më të thellë të sezonit Prizrenit

Foto: KBPeja/Korniza/fb

Peja ia shkakton humbjen më të thellë të sezonit Prizrenit


5 December, 2021 @20:03

Prizreni ka pësuar humbjen më të thellë të stinorit sot në të gjitha garat! Bardhezinjtë e drejtuar nga Arbor Rifati nuk kanë pasur përgjigje që nga minuta e parë e lojës për paraqitjen e basketbollistëve të Pejës Karagaç.

Peja që në fillim ka krijuar avantazh të madh dhe ky koshdallim ka qenë i pamundur të mbyllet për mysafirët, që në fund të ndeshjes u ndanë nga loja me dallimin më të madh këtë stinor, prej 27 pikve, 97-60 [22-8, 26-20, 31-18, 18-14].

Peja në asnjë çerek nuk lëshoi lojën nga dora, ndërsa epërsinë e shtoi varësisht nga çereku për të fituar tepër lehtë në fund.

Dardan Berisha ka qenë në element sot te Peja. Ai ka shënuar 18 pikë për 26.40 minuta lojë, duke shutuar 75% për tri pikë, ku bilansi shënim-tentim ishte 3/4.

Kjo nuk ishte e tëra, ai kreu lojën me double-double duke dhënë edhe 10 asistime për bashkëlojtarët në fitore, ndërsa me 18 pikë luajti edhe Steph Maxwell, që bëri edhe 7 kërcime në proces.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Por, më efikasi në ekip ka qenë përforcimi i fundit i ekipit Tyrone White, që po del të jetë joker kryesor i Semsettin Basit në ditët e fnudit. White luajti me 21 pikë e 8 kërcime në fitoren e ekipit, ndërsa shutoi me saktësi 40% për tri pikë, me bilansin shënim-tentim, 4-10.

Te Prizreni, ku Alban Veseli iu kthye Superligës, më efikasi ka qenë reprezentuesi i Kosovës Arti Hajdari, që dha 13 pikë e 3 asistime. Pos tij vetëm edhe i ardhuri i ri në skuadër Veseli ka shënuar pikë dyshifrore. Albani shënoi 10 pikë, ndërsa shutoi 2/7 për tri pikë!

Nga të huajt e ekipit, asnjëri s’ishte në element sot - ku s’arritën as të kalojnë shifrën e 10 pikëve që zakonisht e bëjnë minimalisht Courtney Fells e Ivan Koljevic. Këta dy u ndalën sonte në Karagaç me 9 e 7 pikë përkatësisht.

Përndryshe Rifati i dha mundësi të gjithë basketbollistëve që i kishte në dispozicion të paraqiten në këtë ndeshje, derisa luajti edhe Endrit Çovanaj që shijoi 3.22 minuta në parket.

Me këtë fitore, Peja bën bilansin 3-2 në Ligën Unike, njëjtë sikurse Prizreni. Këta të fundit me fitore do të mund të qëndronin në krye të renditjes tabelare me Yllin, por nuk e arritën. Tash Ylli është mbi të gjithë në Ligën Unike.

Gjithashtu, kjo ndeshje futet edhe si rezultat për xhiron XIX të Superligës, ku Peja bën bilansin 7-5 ndërsa Prizreni 7-4.


PP: PEJA-PRIZRENI

Dallim dyshifror në pjesëlojë

Liga Unike/FBK Superliga

Dallim dyshifror në pjesëlojë

05/12/21 @ 17:38

FORMACIONET STARTUESE

Peja-Prizreni, 5-shet startuese

Liga Unike/FBK Superliga

Peja-Prizreni, 5-shet startuese

05/12/21 @ 17:10

C1: PEJA - PRIZRENI

Peja me epërsi dyshifrore pas 10-minutave lojë

Liga Unike/FBK Superliga

Peja me epërsi dyshifrore pas 10-minutave lojë

05/12/21 @ 17:23

PARA DERBIT

“Karagaçi” pritet të jetë plot për derbi

Liga Unike/FBK Superliga/International

“Karagaçi” pritet të jetë plot për derbi

05/12/21 @ 11:43

TROFEU I RADHËS PËR MBRETËRIT

Real Madrid bëhet rekorder edhe i Superkupave evropiane

Champions League/Europa League

Real Madrid bëhet rekorder edhe i Superkupave evropiane

14/08/24 @ 23:06

EKSPERIENCA MBETET NË EKIP

Fisnik Rugova me përvojë, mbetet te Prishtina

FBK Superliga/Transfere

Fisnik Rugova me përvojë, mbetet te Prishtina

14/08/24 @ 21:20

"EN" GJAKOVË

Don Polloshka mbetet te Vëllaznimi

FBK Superliga/Transfere

Don Polloshka mbetet te Vëllaznimi

14/08/24 @ 21:13

MBETET PLIS

Muhamedali Janjeva vazhdon me Prishtinën

FBK Superliga/Transfere

Muhamedali Janjeva vazhdon me Prishtinën

14/08/24 @ 21:07

RIKTHEHET NË KRYEQYTET

Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina

FBK Superliga/Transfere

Daniel Lekndreaj rikthehet te Prishtina

14/08/24 @ 12:41

KONKURSI 1 JAVË, SUPERKUPA NË MË PAK SE 1 MUAJ

Superkupa e Kosovës 7-11 shtator 2024, hapet konkursi për organizator

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Superkupa e Kosovës 7-11 shtator 2024, hapet konkursi për organizator

14/08/24 @ 12:31

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Jordan Johnson - përforcimi i radhës te Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Jordan Johnson - përforcimi i radhës te Prizreni

14/08/24 @ 11:47

LARNE - BALLKANI

Lajm i mirë për Ballkanin, Larne largon një prej lojtarëve kryesor

Conference League/FFK Superliga/Transfere

Lajm i mirë për Ballkanin, Larne largon një prej lojtarëve kryesor

14/08/24 @ 09:39

SHPRESA PËR LOJTARËT E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Ermal Krasniqi, Qazim Laçi me Spartën kualifikohen tutje

Champions League/International/Sportistë shqiptarë në botë

Ermal Krasniqi, Qazim Laçi me Spartën kualifikohen tutje

14/08/24 @ 07:53

FORCOJNË MBROJTJEN

Nuk e vonojnë, Man Utd zyrtarizon edhe Noussair Mazraouin

Premier League

Nuk e vonojnë, Man Utd zyrtarizon edhe Noussair Mazraouin

13/08/24 @ 22:24


 
Të gjitha lajmet nga