KARAGAÇI

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi/ Arkiv
Peja këndellet me Trepçën
31 January, 2015 @20:33
Skuadra e Pejës ka shfrytësuar ndeshjen kundër Trepçës si një rast për këndellje pas humbjes së rëndë në xhiron e kaluar kundër rivalit për titull, Sigal Prishtinës.
Ekipi i trajnerit Boris Kurtovic e kishte epërsinë gjatë gjithë kohës, duke mos lënë hapësirë për t’u krijuar dilema për fituesin e ndeshjes.
Për pejanët as në këtë ndeshje nuk luajti përforcimi Jaleel Nelson, për të cilin thuhet se nuk i ka të kompletuara dokumentacionet.
Qendra Jozo Brkic ishte i pandalshëm sonte nën kosh duke shënuar double-double prej 27 pikë e 10 kërcimeve, duke u veçuar bindshëm në krahasim me koshashënuesit e tjerë nga skuadra e tij.
Në anën tjetër, te Trepça u dallua dyshja e talentuar Samir Zekiqi dhe Arian Mehmeti, të cilët luajtën me nga 19, përkatësisht 17 pikë.
Peja në xhiron e radhës do të ketë punë të vështirë në Suharekën e nxehtë, ku do të përballet me Yllin, derisa Trepça do ta pret rivalin tjetër pejan, Besën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Rezultati sipas çerekëve
Peja | Trepça | ||
Çereku i parë | 27 | 10 | |
Çereku i dytë | 21 | 27 | |
Çereku i tretë | 24 | 16 | |
Çereku i katërt | 15 | 24 |
Koshashënuesit te Peja
1 | Jozo Brkic | 27 pikë | 10 kërcime | 5 asistime |
2 | Drilon Hajrizi | 11 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
3 | Fisnik Rugova | 11 pikë | 5 kërcime | - |
4 | Alban Veseli | 11 pikë | 2 kërcime | 3 asistime |
5 | Ardit Beqiri | 10 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
6 | Luka Petkovic | 9 pikë | 7 kërcime | 7 asistime |
7 | Art Hajdari | 4 pikë | 6 kërcime | 6 asistime |
8 | Blend Kadusha | 4 pikë | 2 kërcime | - |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Samir Zekiqi | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Arian Mehmeti | 17 pikë | 4 kërcime | - |
3 | Fikret Handzic | 12 pikë | 6 kërcime | - |
4 | Arian Tahiri | 10 pikë | 1 kërcim | 6 asistime |
5 | Besnik Azemi | 8 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Valdrin Haxhiu | 7 pikë | 4 kërcime | 5 asistime |
7 | Safet Mustafa | 4 pikë | - | - |