REAGON PEJA

KB Peja/ Facebook
Debutimi i Nelsonit dështon përsëri
31 January, 2015 @19:18
Basketbollistin e Pejës, Jaleel Nelson, vazhdon ta ndjekë fati i zi.
Pasi dështoi debutimi i amerikanit në ndeshjen e xhiros së kaluar ndaj Sigal Prishtinës, rasti i njëjtë ndodhi edhe në ndeshjen e sotme kundër Trepçës.
Në lidhje me këtë menjëherë ka reaguar klubi i Pejës me anë të faqes zyrtare në Facebook, duke e quajtur ‘turp’ për Federatën e Basketbollit të Kosovës.
“Turpi i Federatës së Basketbollit të Kosovës nuk ka fund. Pa asnjë arsye nuk e lejojnë lojtarin Jaleel Nelson që të debutojë për klubin. Nga e hëna do të merremi konkretisht me strukturën e FBK-së dhe do të kërkojmë arsyet e këtij vendimi,” thuhet në reagimin e pejanëve.