Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEZAI SURROI - PRIZREN

Peja tregon dhëmbët

BOROZANI/D.S.

Peja tregon dhëmbët


25 April, 2015 @20:34

Peja ka treguar dhëmbët sonte në Sezai Surroi të Prizrenit. Ekipi i Boris Kurtovicit, i kompletuar edhe me Jozo Brkicin në formacion, ka qenë i pakalueshëm për ekipin prizrenas që luante me 6 lojtarë gjatë ndeshjes. 

Përveç çerekut të dytë ku Bashkimi i bëri pak më shumë ballë Pejës, verdhezinjtë në çerekët tjerë kanë qenë totalisht dominues. 

Peja tash ka dalë në epërsi 2-1 në serinë gjysmëfinale të Play-Offit, derisa seria tash bartet në Karagaç për të gjetur fituesin që do të shkojë në finale të Play-Offit. 

Alban Veseli ka treguar formë të jashtëzakonshme sonte për verdhezinjtë duke qenë lojtari i ndeshjes me double-double. Veseli shënoi 21 pikë dhe 13 kërcime në ndeshje, derisa pas tij sa i përket efikasitetit u dalluan, Drilon Hajrizi me 19, Jozo Brkic me 17 dhe Janou Rubin me 14 pikë + 8 asistime të regjistruara. 

Në anën tjetër te prizrenasit, vetëm dy basketbollistë kanë qenë të aftë të kalojnë kufirin dyshifror të pikëve. Kreshnik Juniku që shënoi 17 pikë dhe Mark Dawson me 10 sosh të shënuara. 

SKEMA E PLAY-OFFIT



Statistikat ekipore:

BASHKIMI PEJA
Çereku i parë 9 18
Çereku i 17 23
Çereku i 11 24
Çereku i 21 29
Asistime 11 24
Bllokada 3 4
Kërcime 26 47
Topa të vjedhura 9 8
Topa të humbura 14 14
Gjuajtje të lira 13/21 (62%) 7/10 (70%)
Gjuajtje nga zona 20/58 (34%) 40/75 (53%)
Gjuajtje për tre pikë 5/17 (29%) 7/22 (32%)


Statistikat individuale te Bashkimi:

1 Kreshnik Juniku 17 pikë 4 kërcime 2 topa të vjedhura
2 Mark Dawson 10 pikë 8 kërcime 2 topa të vjedhura
3 Qëndrim Biraj 9 pikë 2 kërcime 3 asistime
4 Jacques Streeter 9 pikë 4 asistime 3 topa të humbura
5 Mujo Tuljkovic 5 pikë 6 kërcime 2 asistime
6 Adnan Mustafa 5 pikë 4 kërcime 1 asistim
7 Arion Balluku 3 pikë 1 asistim 1 top i vjedhur


Statistikat individuale te Peja:

1 Alban Veseli 21 pikë 13 kërcime 3 asistime
2 Drilon Hajrizi 19 pikë 8 kërcime 1 asistim
3 Jozo Brkic 17 pikë 9 kërcime 1 asistim
4 Janou Rubin 14 pikë 4 kërcime 8 asistime
5 Nic Wise 9 pikë 3 kërcime 7 asistime
6 Fisnik Rugova 7 pikë 3 kërcime 1 asistim
7 Rron Grapci 5 pikë 5 kërcime 2 asistime
8 Ardit Beqiri 2 pikë 1 kërcim 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga