GJILANI 1-1 PRISHTINA

Penalltia ndalë Gjilanin
11 September, 2022 @18:31
Serinë prej dy fitoreve me radhë të Gjilanit, që ende nuk di për humbje këtë stinor në Superligë, e ka ndalë sot Prishtina, përmes një penalltie të fituar në pjesë të dytë të ndeshjes.
Gjilani avancoi në pjesë të parë, por ka qenë Uka nga penalltia që ka ndalë gjilanasit prej fitores së tretë me radhë, për përfundimtaren: Gjilani 1-1 Prishtina [Elton Cale 40 - Kreshnik Uka 66 pen.].
Epërsinë Gjilanit të drejtuar nga Zekirija Ramadani ia dha Elton Cale, i cili shfrytëzoi mirë një pasim të Albert Dabiqajt, për 1-0 (40).
Me këtë rezultat u mbyllë pjesa e parë e ndeshjes. Ndërsa në të dytën përkundër se Gjilani fillimisht shfaqej më kërkues, Prishtina arriti të kundërpërgjigjej dhe me marrjen e penalltisë, barazoi rezultatin përmes Kreshnik Ukës, që tundi nga 11-metërshi rrjetën e Enea Kolicit.
Deri në fund nuk ndërroi asgjë sa i përket rezultatit dhe kështu skuadrëat ndanë pikët. Derisa Gjilani mbetet ende lider me 14 pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar se ndjekësi i parë, Drita, Prishtina është e katërta me 8 pikë.