Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAMTUMIRË LEGJENDË!

Pensionohet Andrea Pirlo

Foto: B/R Football

Pensionohet Andrea Pirlo


6 November, 2017 @15:46

Përmes një lajmi zyrtar, sot u bë i ditur pensionimi i Andrea Pirlos nga futbolli.

Mesfushori legjendar, që karrierën e tij e kaloi në disa skuadra italiane dhe në fund në Ligën Amerikane të futbollit, pensionimin e tij e bëri të ditur sot, lajm ky që ka filluar të bëjë bujë në mediat botërore, kur dihet që Pirlo ishte një nga lojtarët më të adhuruar në Botën e ‘lojës së bukur’.

Përveç sukseseve me klubet e tij, Pirlo ka kaluar karrierë të suksesshme edhe me Përfaqësuesen e Italisë, me të cilën pikën kulminante e arriti në vitin 2006, kur u shpall kampion i Botës në Botërorin e Gjermanisë.


 
Të gjitha lajmet nga