LISTA E PREKAZIT
Ftesat e Prekazit për Kosova U21 - Izraeli U21
6 November, 2017 @12:01
Përzgjedhësi i ekipit të shpresave të Kosovës, Rafet Prekazi, ka bërë të ditur lojtarët që i ka ftuar për ndeshje ndaj bashkëmoshatarëve të Izraelit sot.
Prekazi, në konferencën për shtyp të mbajtur sot në zyret e FFK-së ka numëruar 24 futbollistët që do të luftojnë për fitoren e tretë të Kosovës U21 ndaj Izraelit U21 në ndeshjen që zhvillohet të enjten më 9 nëntor në Adem Jashari të Mitrovicës.
FUTBOLLISTËT E FTUAR
KOSOVA U21: Visar Bekaj (Prishtina), Drin Hodaj (KEK), Betim Halimi (Drita), Kamer Krasniqi (Osnabruck), Ardian Ismajli (Hajduk), Lirim Mema (Eintracht Braunschweig), Idriz Voca (Luzern), Arian Kabashi (Sion), Besfort Kolgeci (Eintracht Braunschweig), Florian Loshaj (Mastricht), Dren Feka (Luzern), Kushtrim Shabani (Llapi), Ylber Maloku (Trepça’89), Florent Hasani (Trepça’89), Enis Bytyqi (Wurzberger Kickers), Rron Broja (Trepça’89), Bersant Celina (Ipswich), Ardit Gashi (Bassano Virtus), Arbër Hoxha (Besa), Mirlind Daku (Llapi), Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb), Drilon Tejeci (KEK) dhe Meriton Korenica (Liria).
Të njejtit lojtarë do të jenë pjesë e udhëtimit edhe për duelin e radhës, që Kosova U21 e zhvillon ndaj Azerbejxhanit U21, që luhet më 14 nëntor në Baku.
Ndeshjet në fjalë janë të vlefshme për kualifikime nga Grupi 5 drejt Kampionatit Europian U21 Italia 2019.
GRUPI 5, kualifikues për EURO-U21:
1 | IRLANDA U21 | 4 ndeshje | 10 pikë | |
2 | GJERMANIA U21 | 3 ndeshje | 6 pikë | |
3 | KOSOVA U21 | 4 ndeshje | 6 pikë | |
4 | NORVEGJIA U21 | 5 ndeshje | 5 pikë | |
5 | IZRAELI U21 | 3 ndeshje | 4 pikë | |
6 | AZERBEJXHANI U21 | 3 ndeshje | 0 pikë |