PËRLEPNICA-PRISHTINA
Prishtina arrin fitoren e parë si mysafir
5 November, 2017 @22:17
Skuadra e Prishtinës në futsall ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit si mysafir.
Bardhekaltërit nga kryeqyteti kanë mposhtur ekipin e Përlepnicës sot me rezultat 2-3, ndërsa golat kanë ardhur nga Bardh Kelmendi (2) dhe Durim Qorri.
Kjo është fitorja e tretë sezonale e Prishtinës, krahas një humbjeje që e ka, derisa Përlepnica, ka bilanc 2 fitore e 2 humbje pas 4 xhirove të para të stinorit.