BALLKANI-VUSHTRRIA
Derbi i Ligës së Parë, përfundon baraz
5 November, 2017 @15:39
Nuk u gjet fituesi në ndeshjen derbi të zhvilluar sot në Prizren, ku Ballkani i Suharekës priti Vushtrrinë.
As goli nuk erdhi përgjatë 90 minutave të tensionuara si në fushë ashtu edhe në tribuna, ku ishin mbledhur tifozët e të dyja palëve në pjesën Perëndimore të Përparim Thaqit.
Rastin më të mirë në ndeshje padyshim, e kishin lojtarët e Vushtrrisë. Por lojtari i tyre nuk ka arritur të shënojë penalltinë, pasi që portieri i Ballkanit, Armend Ruxhi, e mbrojti atë.
Ballkani pas 14 xhirove të pjesës vjeshtore mbetet i dyti në klasifikim, me 30 pikë, dy më pak se lideri i pamposhtur ende, KEK-u.
Ndërsa Vushtrria, e treta, ka 3 pikë më pak se Ballkani.
Në xhiron që vjen, të fundit për fazën vjeshtore në Ligë të Parë, Ballkani udhëton në Mitrovicë, për t’u ndeshur me Trepçën.
Ndërsa Vushtrria pret Kosovën e Prishtinës, të fundosur në klasifikim.