MEDIA
Merr fund aventura e Iulianos te Partizani!
4 November, 2017 @17:16
Mark Iuliano nuk është më trajner i Partizanit të Tiranës. Së paku kështu shkruan Sport Ekspres i Tiranës, që ka bërë të ditur se ka mësuar nga burime brenda klubit.
Iuliano pas humbjes nga Kamza sot ka thënë se nuk e mendon dorëheqjen, por punën, ndërsa vendimin për të e marrin drejtuesit e ekipit të kuq nga Tirana.
Partizani e nisi stinorin me aspirata të mëdha, duke synuar titullin e parë kampion pas 3 dekadash, por rezultatet nuk erdhën pas 9 xhirosh në Kategorinë Superiore, e ekipi ka shënuar vetëm 5 gola në 9 ndeshje deri tash.