DEKLARATA PAS NDESHJES NGA BLEDI SHKËMBI
Shkëmbi i kënaqur, kërkon pikë edhe jashtë
4 November, 2017 @15:52
Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, pas fitores së madhe ndaj Prishtinës sot në Prizren ka thënë se është i kënaqur me disciplinën e treguar nga lojtarët përgjatë 95 minutave lojë, sa zgjati ndeshja sot.
Ndër të tjera ai ka cekur se ekipi duhet të marrë pikë edhe jashtë terrenit vendas për t’u ngritur edhe më në klasifikim, ndërsa sa i përket fitores ndaj trajnerit rival, që ka qenë mësuesi i tij te Skënderbeu, Mirel Josa, ka shtuar:
“Mposhta mësuesin? Kjo do të thotë që mësuesi ka qenë i mirë, sepse unë kam mësuar nga ai,” ka vlerësuar Shkëmbi.