LIRIA - PRISHTINA
Nxënësi mposht mësuesin, Prishtina mposhtet në Prizren
4 November, 2017 @14:56
Me golin e Artur Maganit në minutën e 74’, skuadra e Lirisë ka arritur ta fitojë duelin ndaj Prishtinës, duel ky i cili vuri përballë nxënësin, Bledi Shkëmbin, ndaj mësuesit të tij, Mirel Josës.
Që nga fillimi i ndeshjes Liria ishte skuadër më e mirë dhe rrezikoi disa herë portën e mysafirëve, mirëpo tentimet e prizrenasve u ndalën disa herë nga portieri Visar Bekaj, i cili po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme në këtë sezon.
Në pjesën e dytë, Liria fillimisht rrezikoi me Meriton Korenicën, i cili e goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë, ndërsa më vonë ishte Magani ai që shënoi për 1-0 dhe ndeshja u mbyll me fitoren e Lirisë.
Ky rezultat bën që Liria të ngjitet në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Prishtina, që sot e pësoi humbjen e parë pas 5 xhirove, mbetet me 25.