CHELSEA - MANCHESTER UNITED

Foto: Sky Sports
Morata vendos ndeshjen, United mposhtet në Londër
5 November, 2017 @19:42
Me një gol të Alvaro Moratas me kokë, Chelsea ka arritur ta fitojë duelin ndaj Manchester Unitedit në Londër, për t’ia shkaktuar kështu skuadrës së Jose Mourinhos humbjen e dytë sezonale. Borozani.com
Chelsea u tregua skuadër më e mirë se United sot, ndërsa goli erdhi në pjesën e dytë, me Moratën që shënoi me kokë pas një krosimi fantastik nga Azpilicueta.
Kjo fitore e ngrit Chelsean në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Unitedin e lë 8 pikë prapa Cityt lider.