LISTA E TË FTURAVE NGA ALBAN BUSHI
Bushi me 23 të ftuar për Shqipërinë U21
6 November, 2017 @12:48
Përzgjedhësi i kombëtares U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, në konferencën e sotme për shtyp të mbajtur në zyret e FSHF-së ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshje ndaj Irlandës së Veriut U21 që zhvillohet më 10 nëntor 2017.
Në listën e lojtarëve lehtë mund të vërehet një numër i madh i futbollistëve që luajnë në diasporë, ndërsa nga Kategoria Superiore në këtë listë kanë pasur fat të jenë vetëm 6 lojtarë, në krahasim me herën e kaluar, kur kanë qenë 10 të ftuar.
FUTBOLLISTËT E FTUAR
SHQIPËRIA U21: Elhan Kastrati (Teuta), Gentian Selmani (Laçi), Leonardo Maloku (Santarcangiolese), Shaqir Tafa (Palermo), Ilirian Ceka (Lazio primavera), Ardit Toli (Kissamikos), Enea Mihaj (Panatolikos), Albi Doko (Tirana), Bardhec Bytyqi (Aalborg), Arijan Qollaku (Grasshopers), Marlon Marishta (Home Farm), Sherif Kallaku (Laçi), Ylber Ramadani (Vejle), Emanuele Ndoj (Brescia), Qazim Laçi (Ajaccio), Kristal Abazaj (Luftëtari), Keidi Bare (Atletico Madrid), Endri Çekiçi (Lokomotiva Zagreb), Fiorin Durmishaj (Panionios), Rubin Hebaj (Domzale), Agim Zeka (Lille) dhe Valdrin Mustafa (Kaiserslautern U19).
Shpresat kuqezi gjenden në pozitën e katërt të Grupit 2 kualifikues për Kampionatin Europian U21 Italia 2019 dhe me pak gjasa për kualifikim. Irlanda Veriore U21 në anën tjetër është lider i Grupit 2 dhe do të tentojë të kap pikë të plota, pasi që ndiqet nga Spanja perfekte.
GRUPI 2, kualifikues për EURO U-21:
1 | IRLANDA VERIORE U21 | 4 ndeshje | 9 pikë | |
2 | SPANJA U21 | 2 ndeshje | 6 pikë | |
3 | SLLOVAKIA U21 | 4 ndeshje | 6 pikë | |
4 | SHQIPËRIA U21 | 4 ndeshje | 5 pikë | |
5 | ISLANDA U21 | 3 ndeshje | 4 pikë | |
6 | ESTONIA U21 | 5 ndeshje | 1 pikë |