Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KENYON

Pensionohet Martin

nba.com

Pensionohet Martin


5 July, 2015 @12:22

Qendra dominuese e dikurshme në NBA, Kenyon Martin, vendosi që të pesionohet nga basketbolli.

Martin 37 vjeçar, në draftin e vitit 2000, është zgjedhur në vendin e parë nga New Jersey, i cili shkëlqeu me partnerin e tij Jason Kidd.

Kenyon, që i kaloi 15 vite në NBA, për pensionimin e tij tha: 

I falenderohem tifozëve që më kanë përkrahur deri më tani, për mua erdhi koha e ndarjes, jam i gatshëm për këtë vendim, gjithashtu i falenderohem skuadrave si New Jersey Nets, Denver Nuggets, Los Angeles Clippers, New York Knicks dhe Milwaukee Bucks që ma dhënë rastin që ta luaj këtë sport”.

Kenyon Martin, gjatë karrierës së tij, arriti një mesatare prej 12.3 pikë për ndeshje 6.8 kërcime për ndeshje e 1.9 asistime për ndeshje.


Video

Kenyon Martin



 
Të gjitha lajmet nga NBA