Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SONTE

Për finalen e dytë me radhë

Pamje nga finalja e kaluar Prishtina - Rilski/ BOROZANI/ D.S.

Për finalen e dytë me radhë


30 March, 2016 @9:59

Fitorja me 14 pikë epërsi në përballjen e parë ndaj Beroes dhe atë në ndeshjen e zhvilluar në terrenin mysafir, i jep Sigal Prishtinës mjaft material për të besuar në finalen e dytë me radhë të ligës ballkanike.

Mirëpo, për kujdes kanë paralajmëruar të gjithë, bashkë me trajnerin Antonis Constantinides, se duhet luftuar edhe në ndeshjen e dytë për të siguruar finalen.

E këtë më së miri e ka vërtetuar mbrëmë finalisti i parë i këtij stinori në BIBL, Mornari i Malit të Zi, që shkriu epërsinë 15 pikëshe të Kozuvit nga ndeshja e parë dhe e siguroi finalen.

Prandaj, Sigal Prishtina sonte ka nevojë për përkrahje të madhe që të arrijë finalen e dytë me radhë dhe pas kësaj si kampion aktual që është të shpresojë në mbrojtje të titullit të më të mirit në ligën ballkanike.

Sigal Prishtina, prej se ekipet kosovare marrin pjesën në BIBL, rregullisht ka siguruar një vend në katërshen më të mirë të BIBL.


 
Të gjitha lajmet nga