Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA SHORTIT PËR EURO 2024

Përcaktohen vazot për shortin e EURO-2024

Përcaktohen vazot për shortin e EURO-2024


21 November, 2023 @22:55

Me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” janë përcaktuar përfundimisht edhe vazot, ku ekipet do të gjenden për tu përzgjedhur në short në grupet e tyre përkatëse në “EURO 2024”.

Kështu, mëposhtë janë të shënuara skuadrat që do të jenë në vazot e përcaktuara, ndërsa tri vende të zbrazta në vazon e fundit janë të rezervuar për ekipet që vinë nga playoffi, që ndërlidhet me Ligën e Kombeve për të kapur biletat e fundit për Gjermani.

VAZO 1:

Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia.

VAZO 2:

Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka, Shqipëria, Austria.

VAZO 3:

Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia.

VAZO 4:

Italia, Serbia, Zvicra, fituesi i playoffit A, fituesi i playoffit B dhe fituesi i playoffit C.

Shorti mbahet më 2 dhjetor, ndërsa në EURO 2024 do të ketë 6 grupe me nga 4 ekipe, që vinë nga vazot përkatëse. Pra, një grup do të përmbajë një ekip nga secila vazo.


 
Të gjitha lajmet nga